Albspirit

Media/News/Publishing

I kujt është skeleti i gjetur në periferi në Tiranës

Policia e kryeqytetit njoftoi se këtë të diel është lajmëruar nga banorë të zonës se në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” është gjetur skeleti i një njeriu. Sipas burimeve zyrtare ai është i gjetur rastësisht nga banorët. Skeleti mund të jetë 2 ose 3 vjeçar dhe është i seksit mashkull. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë edhe ekspertë të kriminalistikës që kanë mbledhur mbetjet njerëzore. Për këtë çështje është ngritur një grup pune për të zbuluar identitetin e personit që ka humbur jetën në atë zonë. Banorët e zonës thanë se nuk kanë persona të humbur në fshat. Dyshimet paraprake janë se skeleti i përket një turisti të huaj që ka humbur përpara 4 vitesh në këtë zonë të kryeqytetit.

Please follow and like us: