Albspirit

Media/News/Publishing

Kallëzim penal për drejtorin e ARRSH/ Institucioni, 9 miliardë lekë dëm shtetit

Kallëzim penal për drejtorin e ARRSH/ Institucioni, 9 miliardë lekë dëm shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Ai është paditur për “shpërdorim detyre” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Dëmi që i ka shkaktuar shtetit drejtori i ARRSH vetëm për këto shkelje është 1.7 miliardë lekë të vjetra. Kjo çështje është nën hetim nga Prokuroria.

Gjithashtu, Kreu i ARRSH, Dashamir Xhika, i cili vjen nga radhët e LSI-së u akuzua nga opozita për favorizimin e një subjekti privat, kur në afërsi të Kavajës, një aksident për shkak të mungesës së mbrojtëseve të rrugës, i mori jetën dy fëmijëve. Xhika u akuzua se mbrojtëset u hoqën qëllimisht për të favorizuar një karburant, i cili ndodhet pranë rrugës. Edhe pse ky ishte një skandal i madh, Xhika jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por nuk kërkoi as ndjesë publike për këtë aksident tragjik, ku pas hetimeve rezultoi se shkaku i aksidentit ishte mungesa e mbrojtëseve.

Në raportin e KLSH, për periudhën Janar-Prill 2016 rezulton se ARRSH ka kryer një sërë shkeljesh të cilat përllogariten afërsisht rreth 9 miliardë lekë të vjetra. Kjo është një shifër e frikshme e cila përbën gati 1/3 e dëmit të konstatuar nga KLSH për të gjithë sektorët.

Sektori i tatim-taksave

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka kryer një dëm ndaj shtetit në vlerën 5,067,000 lekë, si pasojë e mos ndaljes së tatimit në burim për pagesat e kryera në favor të disa personave privat ndaj të cilëve ka paguar qira trualli gjatë vitit 2014, në masën 10% në kundërshtim me UMF.

Procedurat e prokurimit

KLSH ka konstatuar shkelje të ARRSH-së edhe në procedurat e prokurimit. Sipas auditit të KLSH, rezulton se Autoriteti Rrugor i ka shkaktuar 111,009,000 lekë dëm ndaj shtetit. Kjo pasi ARRSH nuk ka ndjekur në mënyrë korrekte, Procedurat e Prokurimeve.

Zbatimi i Punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar rezulton sipas raportit të KLSH të ketë kryer shkelje edhe në Procedurat në Zbatimin e Punimeve. Sipas auditit të KLSH, dëmi i shkaktuar shtetit për këto shkelje rezulton të jetë 517,563,000 lekë të reja.

Disiplina Financiare

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka shkaktuar një dëm prej 100,633,000 lekë të reja ndaj shtetit, vlerë kjo e konstatuar në tre kontrata me objekt “Studim projektim” është llogaritur TVSH, mbi vlerën e Qirasë me një efekt negativ financiar në shumën 9,800,000 lekë të reja. Në objektin “Supervizim dhe auditim për vlerësimin e punimeve të rrugëve” është kërkuar nga OE fitues përdorimi i pajisjeve FËD megjithëse disponoheshin nga ARRSH dhe ky supervizim të kryhej prej tij me një efekt financiar prej 36,000,000 lekë të reja. Në objektin “Studim projektim masa inxhinierike në aksin Vlorë-Sarandë dhe Fier-Ballsh-Tepelenë”auditimi i kontratës nr. 4093/1, datë 3.8.2015,është bërë në kondërshtim me kushtet e përgjithshme të kontratës 4418/6, datë 6.10.2014, neni 21.1 dhe me VKM nr. 704, datë 29.10.2014, neni 45, me një efekt financiar prej 36,000,000 lekë të reja.  Nuk është mbrojtur çështja në gjykatë nga ARRSH për dëmtimin e një vinçi të shoqërisë “N&G 2005” në të njejtin nënkalimin hekurudhor vajtje kthim në rrugën Kavajë Leskovik, me një efekt ekonomik në shumën 18,833,000 lekë të reja./citynews

Please follow and like us: