Kandidatja për kryetare komune vdes ditën e zgjedhjeve
Një kandidate për kryetare komune është ndarë nga jeta pikërisht në ditën e votimit. Giovanna Zetti kishte hedhur kandidaturën për kryetare e komunës Martiniana Po, një provincë me 700 banorë në zonën e Cuneo-s, në Itali.
E dalë si kandidate e pavarur, Zetti ka ndërruar jetë pikërisht sot, kur më shumë se 13 milionë italianë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë.
Zetti ishte 68 vjeçe dhe kishte probleme shëndetësore prej kohësh. Ajo është shtruar dje në spital, por ka ndërruar jetë pa marrë vesh nëse e gëzonte mbështetjen e banorëve të zonës së saj. Megjithatë, procesi i votimit vijon rregullisht dhe në rast fitoreje, vendin e saj do ta zërë përkohësisht zëvendëskryetari. Zetti i është futur politikës që në vitin 1992 dhe ka drejtuar komunën e Martiniana Po-së nga vitit 2001-2011. Ajo gëzonte një popullaritet të madh dhe në vitin 2014 ishte nderuar me titull nga presidenti italian.

Please follow and like us: