Kinë-BE, nxitje bashkëpunimit strategjik afatgjatë
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të premten në Paris me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini.
Wang dhe Mogherini ndodheshin në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në takimin ministror të Nismës për Paqe në Lindjen e Mesme.
Wang u shpreh gjatë takimit me Mogherini-n se pala kineze i trajton dhe i zhvillon marrëdhëniet me BE-në nga një perspektivë strategjike aftgjatë. Marrëdhëniet e mira Kinë-Europë janë në dobi të balancës së fuqisë botërore e të qëndrueshmërisë strategjike ndërkombëtare. Të dyja palët duhet të ruajnë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe të thellojnë besimin e ndërsjellë. Ato duhet të përshpejtojnë bashkëpunimin për nismën “Një Brez dhe Një rrugë” dhe Planin Europian të Investimeve, si edhe të nxitin bashkëpunimin konkret, vuri në dukje ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini u shpreh nga ana e saj se marrëdhëniet europiano-kineze kanë një rëndësi të madhe strategjike. Pala europiane po harton një dokument të ri strategjik lidhur me Kinën, ku do të planifikohet bashkëpunimi i gjithanshëm dypalësh. BE-ja dëshiron të vazhdojë dialogun strategjik me Kinën dhe të ndërthurë strategjitë e tyre të zhvillimit, si edhe të shtojë bashkëpunimin konkret dhe bashkërëndimin në çështjet ndërkombëtare. (Çang Çuo)