Kolegji ILIRIA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Portos
Në vizitën në Universitetin e Portos, gjatë pritjes që na u bë nga Prorektorja e këtij universiteti, Kolegji Iliria arritiqë të nënshkruajë marreveshjen e bashkëpunimit në mes dy institucioneve. Kjo marrëveshje mundëson organizimin e programeve të përbashkëta dhe dhënien e diplomave të dyfishta, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve për qëllime studimi dhe kërkimi shkencor, pregaditjen e projekteve hulumtuese të perbashketa, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta. Universiteti i Portos është një nga universitetet më prestigjioze europiane, i ranguar në listën e 200 universiteteve më të mira në botë.
Please follow and like us: