Albspirit

Media/News/Publishing

Kolegji ILIRIA, një realitet universitar

 

Kolegji ILIRIA është një institucion modern, ku gërshetohet tradita arsimore shqiptare me konceptet bashkëkohore të arsimit dhe edukimit. Një institucion me në qendër studentin dhe vetëm studentin është filozofia themelore e Kolegjit  ILIRIA.

Ky kolegj është themeluar dhe funksionon pikërisht për të siguruar arsim cilësor për brezat e rinj.
Stafi, planprogramet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, pajisjet, ambientet, aktivitetet, etj. janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo studenti, që hyn në auditorët e Kolegjit  ILIRIA. Vështirësitë e çdo studenti janë shqetësimi jetësor i Kolegjit  ILIRIA, suksesi i çdo studenti motiv i fuqishëm për punë të vazhdueshme me cilësi sipërore!

Kolegji ILIRIA synon dhe punon të formojë kuadro me vetëdije të lartë kombëtare. Kjo është arsyeja se pse ILIRIA është pjesë e pandashme dhe e natyrshme e elitës së universiteteve në botë: Universiteteve Mbretërore! Kolegji ILIRIA në organizimin e punës brenda tij mbështetet në idenë se universitetet krijojnë elita dhe se këto elita duhet të kenë njohuri dhe vetëdije për interesat e kombit. Formimi i elitave është përkushtimi ynë, fryma kombëtare është inspirimi ynë!

Kolegji ILIRIA siguron mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë ambiciozë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një kolegj, që ofron ndërthurje të teorisë dhe praktikës, përgatitje për nevojat imediate dhe të ardhme të shoqërisë, orientim të vendosur drejt një institucioni akademik hulumtues, etj.

 

Please follow and like us: