Albspirit

Media/News/Publishing

Lorik Cana falënderon Tifozat Kuq e Zi 

Mijërat tifozët që ndajnë pasionin për ngjyrat kuqezi kanë lënë gjurmë në çdo stadium ku kanë shkuar. Për këtë arsye, kapiteni, Lorik Cana kishte një falënderim special për tifozët, më saktësisht për grupimin Tifozët Kuq e Zi, të parët që nisën mbështetjen e organizuar për Kombëtaren. “13 vite bashkë!!!”, ishte diçitura e fotografisë së publikuar nga kapiteni kuqezi në profilet zyrtare në rrjetet sociale. Një falënderim për atë që tifozët kanë bërë, por edhe për atë që pritet të bëjnë gjatë finaleve të Euro 2016 në Francë. Nga mbështetja në miqësoret me Katarin në Austri dhe Ukrainën në Itali, Shqipëria nuk ka qenë për asnjë moment e vetme. Madje, përkrahësit kanë qenë të pranishëm edhe në hotelin ku përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biasi është akomoduar në Bergamo. Mbështetja e tyre, në çdo rast dhe pa kushte, ka merita në arritjen e evenimentit më të rëndësishëm kontinental.

 

Please follow and like us: