Në ish-Bllokun e Tiranës do të ketë vetëm biznese me TVSH
Javë më parë Ministri i Financave paralajmëroi se biznesit që ushtrojnë aktivitet në zonën e ish-Bllokut do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Drejtoria e Tatimeve ka nisur tashmë procedurën për përfshirjen në TVSH-së të bizneseve në këtë zonë. Ndonëse këto biznese ushtrojnë aktivitet me pakicë dhe janë trajtuar si të vogla, do të trajtohen si të mëdha, me një xhiro prej 50 milionë lekë.
