Albspirit

Media/News/Publishing

Nga e hëna kanabisi mjekësor në të gjitha farmacitë e Maqedonisë

kanabis3-620x330

Vaji i kanabisit i cili do të jepet pa recetë nga e hëna do të gjendet nëpër barnatore. Këtë preparat do të mund ta shfrytëzojnë të gjithë pacientët si ilaç kundër sëmundjeve. Ndërsa kanabisi mjekësor që është për shërimin e karcinomit, epilepsisë, multipleks sklerozës dhe HIV-it, në barnatore do të gjendet për rreth një muaj, pasi mjekët në vend do ta përfundojnë edukimin të cilin do ta bëjnë ekspertët Pol Hornbi nga Kanadaja dhe Hoze Karlos Bunsa nga Spanja. Që të dy thonë se kanë përvojë pozitive me përdorimin e vajit të kanabisit për gjendje të ndryshme shëndetësore.

“Në hulumtime do të përfshihet edhe Maqedonia, Sllovenia për fëmijët me epilepsi. Është vërejtur ulje prej 98% e sulmeve epileptike me përdorimin e ekstraktit të lules nga kanabisi. Sidomos është efikas në trajtimin e të rinjve që vuajnë nga epilepsia”, u shpreh Pol Horbni, patolog nga Kanadaja.

“Në Spanjë ka shumë njerëz që trajtohem me ekstrakt nga kanabisi, më së shumti për sëmundje kronike, sepse një pjesë e atyre njerëzve kanë dhembje konstante gjatë tërë vitit, ndërsa kanabisi u tregua shumë i suksesshëm për këto njerëz”, tha Hoze Karlos Bunsa, farmakolog nga Spanja.

Përvojat e të dy mjekëve thonë se vaji i kanabisit është preparat i sigurt nga i cili deri më tani nuk janë paraqitur dhe nuk pritet të paraqiten efekte të padëshiruara.

Please follow and like us: