Një 10 vjeçar shqiptar mbytet në një lum në Gjermani
Një fëmijë 10 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në ujërat e lumit Niers në Gjermani. Mësohet se fëmija ra në ujë duke u fundosur brenda pak çastesh. Gazeta gjermane “Bild” bën me dije se 10 vjeçari u dërgua me urgjencë në reanimacion, por ai ka ndërruar jetën rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Raportohet se fëmija ra në lumë teksa po luante në parkun mjaft të populluar gjatë fundjavës në Goch.
Please follow and like us: