Një libër për kulturën, historinë dhe gjuhësinë shqiptare
10 vjet studim për botimin e kryeveprës së tij, “Shqipja përtej qytetërimeve”.
Fragment nga parathënia e librit nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”.
…Një studim i thellë i gjuhës greke, të cilën autori me fakte dhe argumente na tregon se greqishtja nuk është gjë tjetër veçse ilirishtja, pra gjuha shqipe.
Autori zbulon sajesat, falsifikimet, argumentimet e gabuara dhe na tregon bindshëm se antikiteti, Homeri, Esiodi kanë folur dhe shkruar në gjuhën shqipe.
Duke analizuar Iliadën dhe Odisenë e Homerit, ku i ka fillesat letërsia shqipe dhe ajo evropiane, autori Asqeri Boçi na le pa frymë kur analizon me detaje dhe burim pas burimi fjalën shqipe që kishin mbuluar botën antike.
“Shqipja përtej qytetërimeve” është një sfidë që autori i bënë Akademisë sonë të Shkencave dhe Institutit të Gjuhësisë, të cilëve u ka mbetur ora 40 vjet më parë dhe nuk pranojnë, qoftë edhe si hipotezë pune studimet e pavarura të autorëve të ditur të kohës që jetojmë.
Vepra “Shqipja përtej qytetërimeve” e studiuesit Asqeri Boçi është një befasi për të zbuluar të vërtetat e zanafillës së gjuhës me të cilën u zhvillua kultura mesdhetare, evropiane e botërore.
Ky libër duhet të merret në konsideratë nga shkenca e gjuhësisë shqiptare, pa xhelozi, pa mllefe, pa mendjemadhësi, por si një studim që i hap rrugën ndryshimit të gjithçkaje që është mësuar deri sot mbi Pellazgët dhe Ilirët, Homerin, Trojën, Dardanët, gjuhën dhe kulturën e tyre që udhëhoqi formimin e gjuhëve evropiane dhe të kulturës së tyre…