Pensionet, zbardhen tabelat e rritjeve për çdo kategori
Rreth 19 655 të moshuar do të kenë mundësi që prej muajit qershor të përfitojnë shtesë në masën e pensionit. Rritja e miratuar nga Qeveria nuk është fikse, por varion nga 844 lekë deri në 5 mijë lekë për kategori të caktuara, siç janë ish-ushtarakët.
Gazeta Panorama zbardh sot tabelat e plota, në të cilat paraqiten të detajuara shtesat për secilin pensionist që i është lidhur pensioni në harkun kohor nga viti ‘93 deri në mars të ‘96. Secili mund të verifikojë vetë rritjen që përfiton pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Si tregues për këtë Për ta bërë më të thjeshtë, dikush që ka dalë në pension në vitin 1996 me një pagesë fillestare 3200 lekë duke nisur nga ky fundmuaji do të marrë 14 616 lekë. Ndërkohë për dikë tjetër që i është lidhur pensioni në vlerën 5200 lekëve, masa e përfitimit do të jetë më e lartë, duke shkuar në 22 746 lekë.
Referuar tabelës, pragu minimal i përfitimit për të gjitha kategoritë është 14.085 lekë, ndërsa ai maksimal 23.640 lekë. Pjesa më e madhe e atyre që preken janë nga radhët e atyre që kanë dalë në pension pleqërie.
Ndërkohë, krahas tyre janë përfshirë edhe disa kategori të veçanta, siç janë arsimtarët, minatorët dhe ishushtarakët. Për këto të fundit rritja është më e madhe dhe varion nga 4 mijë deri në 5 lekë në muaj. Vlen të qartë- sohet se nga ana e pensionistëve nuk do të jetë e nevojshme që të dorëzojnë dokumente të tjera shtesë. “Qytetari nuk ka asnjë detyrim.
Është një tjetër angazhim i yni për shmangien e sorollatjeve të pensionistëve nëpër zyrat e shtetit dhe rritjen e shërbimit ndaj tij. Administrata e Sigurimeve Shoqërore do të bëjë llogaritjet për çdo person dhe i dërgon shtesën e pensionit në qendrën e pagesës.
Nëse nuk arrihen të merren brenda muajit qershor sepse pagesat e pensioneve kanë filluar që me datë 1 qershor, do të merret në korrik edhe shtesa e qershorit”, tha një ditë më parë ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Sa i takon efektit financiar, rreth 3 milionë dollarë është fondi që do të alokohet për të përballuar rritjen e pensioneve për këtë 6-mujor të mbetur të 2016.