PRESEKUCIONI I DIKTATURËS KOMUNISTE
Leon Molla
Këto janë dy Prindërit e mi Dr. Ndrec Molla dhe Dilë Molla ( Lekgegaj).
Im atë lindi me 13 Korrik 1933, djali i Preng Ndrec Mollës ish Adjutant i Mbretit Zog-I dhe pjesmarrës në Luftën e 7 Prillit 1939 poashtu në luftën e Hanit të Hotit me 10 Prillë 1939 kundër forcave Serbo-Malazeze.
I mërguar në Prizren me Familje dhe në vjeshtën e vitit 1945 largohet nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në bisedat e mia me im Atë tregon peripecitë dhe përndjekjen që kaluan nëpër vite, unë po shkëpus një pjesë të shkurtër të kujtimeve të tij:
“Ishim një familje që i shërbyem Atdheut, në vitet e largëta (1561) Gjon Molla me 6 djemt e tij në Vërdovë të Pogradecit sulmoj garnizonet Osmane dhe tërhiqet e vjen në Mirditë tek dy vëllezërit e vet (Gjergji dhe Gjini).
Nga gjaqet u shpërbë Dera jonë, Djali i Madh Pepa u largua në Kosovë që sot janë Mollajt e Kosovës, Gjini, Gjoka dhe Kola ikën në Mat, sot janë trashigimtarët e Gjinit, Hoxhajt e Rremullit.
Gjoka trashigimtarët Gjokajt dhe Mollajt e Gërmanit.
Kola trashigimtarët Kolajt e Komsisë dhe Burrelit.
Marku që jemi ne trashigimtarët Mollajt e Malaj të Mirditës, poashtu dhe vëllaj i vogël Lazëri.
Dera jonë ka qënë e lidhur ngusht me Gjomarkajt, kujtoj që kurë babai im Prenga vrau Oficerin Serb me dy rojet në kafene Shetervanin në Prizren (1945) e cila ishte pronë e babait u detyruam të largoheshim menjëherë nga Kosova për në Shqipëri.
Kurë u afruam Drinit të Zi na priste Llesh Gjomarku me forcat e tij nga krahu i Kukësit.
Llesh Gjomarku me forcat e tij na ndihmuan të kalonim Drinin e Zi dhe vetë ai më mori mua në shpinë e më kaloj nga ana e Shqipërisë dhe na shoqëruan deri në Malaj.
Lufta kundër Komunizmit ishte ndezur keq në Mirditë, ç’do natë kishim për mysafir Mark Gjomarkun, Llesh Gjomarkun, Gjin Kros Bunën, Frrok Melyshin, Preng dod Gjinin (Kumbarë i babait) etj.
Gjithnjë Babai qëndroi besnik i Gjomarkajve dhe luftoi kundër Komunizmit deri kurë e helmoi Sigurimi i Shtetit me 15 Maj 1947, në vitin 1948 do më burgosnin Nënen, në vitin 1949 Vëllain dhe në vitin 1954 mua.
Ishte një luftë e hapur që Komunizmi i kishte shpallur e gjithë fisit Molla, pasi nuk bindeshim me atë sistem.
Arrestimi im që u bë në Gjegjan, Pukë (1954) me pretekstin se kam ndihmuar antikomunistët e Pukës me ilaqe u bë nga spiuni Mark Preng Gjini i Blinishtit, Mirditë.
Martesa ime në vitin 1963 me bijën e Ndre Gjon Lekgegës e vështirësoj opinjonin, pasi vëllai i bashkëshortes time Gjin Ndre Lekgegaj ishte në burg me akuzën se kishte ndihmuar Anglo-Amerikanët, Parashutistët dhe bashkëpunëtorë me Alush Leshanakun, Hamit Matjanin, Zef Margjinin, Ndue Melyshin etj.
Poashtu do i ngrinin akuzen se kishte planifikuar ekzekutimin e Enver Hoxhës në vizitën që do bënte në Mirditë.
Për ne ishte një jetë e vështirë që kaluam për 50 vjet me rrallë….”
Marrë një pjesë nga shënimet e mbajtura nga babai im Ndrec Molla “Lista e zezë e diktaturës komuniste”.