Princi i Anglisë kapet duke u puthur me një mashkull
Një skandal i ri ka tronditur Kurorën angleze. Këtë herë janë disa foto të publikuara nga tabloidi amerikan The Globe Magazine, që tregon me kurriz një burrë, që i ngjan princit Charles, i cili puthet me një djalë të ri.
Nuk është hera e parë që The Globe, e shfaq trashëgimtarin e fronit britanik si homoseksual.
Edhe në 2010 dhe në qershor të 2013 revista kishte publikuar foto pikante, të cilat ashtu si edhe sot, kanë krijuar tronditje në oborrin mbretëror.
Por këtë herë Camilla duket aq e zemëruar saqë ka kërkuar divorcin.
“Charles kapet mat duke u puthur me te dashurin’ shkruan me germa të mëdha revista, e cila tregon foto mes princit dhe një djali të ri, që mendohet i dashuri i princit.
Por është apo jo ai? Dyshimi është normal në momentin, që pamjet e scoopit janë pak të qarta. Edhe nëse Oborri Mbretëror anglez është mësuar tashmë të përfundojë në skandale të tilla seksuale, këto foto duket se do e dëmtojnë martesën e Charles dhe Camilla.