Albspirit

Media/News/Publishing

Raiffeisen Leasing feston 10-vjetorin e aktivitetit në Shqipëri

Raiffeisen Leasing në Shqipëri festoi mbrëmjen e djeshme 10-vjetorin e saj në Shqipëri. Me këtë rast u organizua një mbrëmje gala me pjesëmarrjen e klientëve dhe partnerëve të saj, përfaqësues të institucioneve publike dhe financiare në vend, sipërmarrës të ndryshëm, etj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing në Shqipëri, Ida Shehu në fjalën përshëndetëse për të pranishmit ndër të tjera tha: “Ne këto 10 vite te aktivitetit te saj ne Shqipëri, kompania Raiffeisen Leasing ka synuar që leasing të jetë pjesë e kulturës së të bërit biznes, duke qenë gjithmonë pranë bizneseve shqiptare me shërbime cilësore, fleksibel dhe duke iu përshtatur nevojave të tyre”, tha gjatë fjalës se saj përshëndetëse, Ida Shehu, Drejtore e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing në Shqipëri.

Ndërsa Dieter Scheidl, Kryetari i Bordit Drejtues të Raiffeisen Leasing në Shqipëri tha: “Raiffeisen Leasing në Shqipëri është pioniere e tregut të leasing në vend. Pozicioni i saj i konsoliduar, lider në këtë treg prej 10 vitesh, është treguesi më i mirë i kontributit që ajo ka dhëne për biznesin shqiptar dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare”.

Raiffeisen Leasing Albania është lider në tregun e leasing-ut në Shqipëri duke zotëruar mbi 60% të këtij tregu. Ajo ofron një pakete të plotë të produkteve leasing, duke kënaqur plotësisht nevojat e klientëve dhe duke kontribuuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare nëpërmjet financimit të teknologjisë së re dhe bashkëkohore, makinerive dhe pajisjeve.

Në këto 10 vite, Raiffeisen Leasing ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme të bazuar në besimin e ndërsjellë me klientët e saj, përqendruar kryesisht në segmentin e korporatave, sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme si dhe individëve privatë.

Please follow and like us: