Albspirit

Media/News/Publishing

Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

referendumiZviceranët u janë drejtuar kutive të votimin në një referendum unik, i cili do të vendosë nëse duhen garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar.

Propozimi i hedhur në referendum kërkon që çdo personi në moshë madhore t’i paguhen të ardhura prej 2.500 frangash zvicerane, apo 2.555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse punon apo jo.

Mbështetësit e kësaj ideje thonë se, puna në shekullin e XXI-të po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, duke pakësuar numrin e vendevë të punës. Por, sondazhet sugjerojnë se vetëm një e katërta e zviceranëve e mbështesin këtë ide.

Sipas kushteve të të ardhurave bazë, ata që punojnë dhe marrin më shumë se 2.500 franga zvicerane në muaj, nuk do të përfitojnë parà shtesë.

Mes klasës politike zvicerane ka shumë pak mbështetje për këtë ide dhe asnjë parti parlamentare nuk ka folur në mbështetje të saj. Sipas tyre, prishja e lidhjes mes punës së kryer dhe parave të merituara do të ishte e keqe për shoqërinë.

Mbështetësit e idesë së të ardhurave të garantuara thonë se, më shumë se 50% e punës në Zvicër nuk paguhet, pasi ajo bëhet në komunitete apo në shtëpi. Ndërsa kundërshtarët e saj thonë se çdo zvicerani do t’i jepen parà edhe nëse nuk bën asgjë, e gjithë bota do të tentojë të shkojë në Zvicër.

Please follow and like us: