Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në Drejtësi/ Mogherini: Miratimi hap rrugën drejt BE, për çdo votë do mbahet përgjegjësi

Reforma në Drejtësi/ Mogherini: Miratimi hap rrugën drejt BE, për çdo votë do mbahet përgjegjësi

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, shprehet se Reforma në Drejtësi kërkon gjithëpërfshirje politike për tu afruar me BE. Përmes një deklarate për shtyp, Mogherini ndryshimet Kushtetuese duhet të kryhen me 2/3 e votave, duke i dhënë të drejtë pretendimit të PD. Më tej, në deklaratën e saj, Mogherini sqaron se Reforma në Drejtësi është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas saj, çdo votë është përgjegjësi e çdo deputeti ose grupimi politik. Ditën e djeshme kryeministri Rama pranoi kushtin e PD-së për të votuar ndryshimet Kushtetuese me 2/3. Nesër pritet që kryeministri Rama të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për të diskutuar për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore. Për takimin Rama – Basha, Mogherini shprehet se duhet të jetë hapi final i propozimeve. Sipas saj miratimi i Reformës në Drejtësi është fillimi i një kapitulli të ri për Shqipërinë.

Please follow and like us: