Sateliti ushtarak i Moskë hidhet me sukses në hapësirë
Rusia lëshoi me sukses një satelit ushtarak që prej bazës së Plessetsk, në veri të vendit, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Sateliti u vendos saktë në orbitë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, “Ria Novosti”. Më herët agjencia e lajmeve TASS, duke cituar gjithashtu një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes, kishte njoftuar dje lëshimin në orën 17:06 sipas orës së Moskës (14:06 GMT) “një raketë Rokot që mbante një satelit ushtarak”. Sipas medias ruse, raketa mbante një satelit të tipit “Geo-IK-2”, i prodhuar kryesisht për të realizuar harta të detajuara të Tokës në tre dimensione.
Please follow and like us: