Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA kërkon nga opozita në Shqipëri që të miratohen reformat gjyqësore


Victoria Nuland

Shtetet e Bashkuara po e shtojnë presionin ndaj partisë kryesore të opozitës në Shqipëri, që ta miratoj pakon e reformave gjyqësore, që është e nevojshme për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, i ka thënë liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se pakoja është “prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe për progresin e Shqipërisë drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Një ditë më herët, zyrtari i lartë i BE-së për negociata për zgjerim, Johannes Hahn, po ashtu, ka kërkuar që Shqipëria t’i kompletoj reformat, nëse dëshiron t’i filloj bisedat për pranim.

Pakoja e reformave konsiderohet si madhore për luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, e veçanërisht në gjyqësi, raporton AP nga Tirana.

Përkundër vizitave të rregullta dhe përfshirjen direkte nga ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-ve, demokratët opozitarë nuk pajtohen me propozimin final, megjithqë më herët ishin në favor të tij.

Në Kuvendin e Shqipërisë me 140 deputetë, votat e ligjvënëseve opozitarë demokratë nevojiten për disa amandamente kushtetuese në këtë pako, që do të duhej të miratohej në fund të këtij muaji, për ta bindur Brukselin për autorizimin e negociatave për pranim.

Pritet që të hënën, do të takohen lideri opozitar, Lulzim Basha, dhe kryeministri, Edi Rama.

Në thirrjen e saj, zonja Nuland ka kërkuar nga të dy palët në këtë takim “që të pajtohen për kalimin e shpejtë të pakos kumptimplote dhe gjithpërfshirëse të reformave gjyqësore”, derisa ajo ka mbështetje të fuqishme të popullit shqiptar.

Please follow and like us: