Shoqata Çamëria pret ministrin grek me protesta
Shoqata Çamëria do të protestojë nesër në orën 09:00, kur ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do të vizitojë Tiranën. Kotzias do të qëndrojë dy ditë në Tiranë në një vizitë zyrtare ku do të takohet me krerët e shtetit dhe do të diskutohet për çështjet pezull mes dy vendeve, njëra prej të cilave është edhe çështja çame. Ministria e Jashtme greke iu përgjigj sot deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama për çështjen çame, duke thënë se nuk ekziston asnjë çështje e tillë dhe kërcënoi me veto integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në rast se nuk zbaton parimet e BE-së. Shoqata Çamëria e quan absurd reagimin e sotëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe thekson se çështja çame ekziston. Protesta e tyre do të zhvillohet përpara Ministrisë së Jashtme gjatë kohës që Kotzias do të jetë në takim me homologun Ditmir Bushati.
Please follow and like us: