Shqipëria e viteve 1961, kur ndodhi ndarja me Sovjetikët

Gazetari gjermanoperëndimor Hari Ham e vizitoi Shqipërinë gjatë kohës së rrëmujës së madhe politke. Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirëinformuar Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961.
Hari Ham
Gazetari gjermanoperëndimor Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) ka lindur në Amsterdam. Ai shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u zu rob lufte në Bashkimin Sovjetik (1945-1949). Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Ëelt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmuje të madhe politike.