Albspirit

Media/News/Publishing

Tajlandezja që çmendet për Shqipërinë

144Ajo nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, pasi është nga Tailanda dhe jeton në Itali. Por me Shqipërinë, atë e lidh zemra.

Bëhet fjalë për një adoleshente, e cila çmendet për Shqipërinë. Ajo mban gjithnjë një varëse me simbolin e shqiponjës dykrenore dhe vesh gjithnjë bluzë me po këtë simbol.

Postimet e saj kanë gjithnjë fjalë shqip dhe asnjëherë nuk harron të vërë simbolin e flamurit tonë kombëtar.

Përveç këtyre, vajza shprehet se e do shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. E në këtë rast vlen ajo shprehja që nuk ka rëndësi si je, por si ndihesh.

Ky gjest është për t’u vlerësuar nëse marrim parasysh se sa anglisht-folës jemi bërë ne shqiptarët, ndërsa një tajlandeze e flet shqipen si ta kishte gjuhë të parë.

Vërtetë, kjo vajzë ndoshta është më shqiptare se vetë shqiptarët!

 

Please follow and like us: