Albspirit

Media/News/Publishing

Vatikan: Murgesha që i shpëtoi hebrenjët u shpall e shenjtë


Pamje nga një meshë e Papës Françesk në Vatikan

Kisha Katolike i ka shpallur të shenjtë murgeshën, Maria Elizabeth Hesselblad, dhe priftin polak të shekullit të 17-të, Stanislaus Papczynski.

Në ceremoninë e sotme në Vatikan, Papa Françesk e ka kanonizuar murgeshën Hasselblad, shtetase e Suedisë, e cila i kishte strehuar hebrenjtë në manastirin e saj në Romë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ajo i ka shpëtuar jetët tona, por para se gjithash, në ato kohë të errëta, ajo e ka respektuar dinjitetin e religjionit tonë”, tha personi 87 vjeçar, Piero Piperno, njëri nga hebrejtë që ishte shpëtuar nga Hesselblad.

Murgesha Hesselblad ka vdekur në Romë në prill të vitit 1957. Ajo ishte lumturuar nga Papa Gjon Pali i Dytë në vitin 2000. Ajo është nderuar edhe nga Izraeli.

Vjet, manastiri ku ajo ka shërbyer si murgeshë përgjegjëse, nga Fondaconi Raoul Wallenberg është shpallur “Shtëpi e Jetës”.

Please follow and like us: