11 të vrarë nga shpërthimi në Stamboll
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë në qendër të Stambollit. Guvernatori i qytetit, Vasip Sahin, ka thënë se shtatë policë janë në mesin e të vdekurve. Sipas raporteve, një pajisje e telekomanduar ka shpërthyer derisa një autobus i policisë ka kaluar pranë Universitetit të Stambollit. Pamjet televizive kanë treguar autobusin e shkatërruar dhe fasadat e ndërtesave pranë të dëmtuara. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Dhuna në Turqi është përshkallëzuar muajve të fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe i konfliktit në Sirinë fqinje.
Please follow and like us: