Albspirit

Media/News/Publishing

14-vjeçari refuzon 30 milionë euro për të shitur shpikjen e tij

shpikjaTaylor Rosenthal është 14 vjeç dhe sapo ka refuzuar 30 mln euro për të shitur patentën e shpikjes së tij.

Adoleshenti ka projektuar një distributor të ndihmë së shpejtë për t’u vënë në dispozicion në vendet publike. Makineria të cilën e ka quajtur RecMed shet fasha, garza dhe të gjitha mjetet e nevojshme për ndihmën e parë.

“Kjo ide më erdhi në mendje teksa frekuentoja ndeshjet e basketbollit me shkollën, – ka thënë Taylor. – Kur shihja prindërit që përpiqeshin të mjekonin fëmijët e tyre që mund të ishin lënduar gjatë lojës mendova se mund të ishte e domosdoshme”.

Djali arriti të gjente financimet  e nevojshme për produktin dhe nisi shitjen e distributorit me një çmim prej 4 mijë eurosh për copë. Një kompani i bëri një superofertë për të blerë patentën e produktit dhe për të nisur shpërndarjen e tij në SHBA, por 14-vjeçari nuk u tundua nga shifra spektakolare e 30 mln eurove, i vendosur për të investuar në të ardhmen e shpikjes së vet dhe i vetëdijshëm se do ta bëjë akoma më të famshëm e të pasur, raporton, metro.uk.

Please follow and like us: