Albspirit

Media/News/Publishing

600 milionë indianë nuk e përdorin WC-në!

indiaNë Indi vazhdojnë t’i kryejnë nevojat fiziologjike në mjedise të hapura. Një problem që i takon pjesës më të madhe të popullsisë në fshatra, rreth 40%, edhe pse kanë një banjë në shtëpi. Ky zakon që sjell rreziqe konkrete për shëndetin, është denoncuar nga një studim i Unicef-it, i raportuar nga gazeta “Hindustan Times”.

Rreth 40% e familjeve në Utar Pradesh, Bihar, Rajasthan, Madhya Pradesh dhe Haryana, që edhe pse zotërojnë një tualet në shtëpi, kanë treguar një tendencë të spikatur për “të mbaruar punë” në mjedise të hapura.

Sipas Unicef-it, janë akoma të paktën 600 milionë indianët që nuk përdorin një banjë pikërisht për nevojat e tyre fiziologjike, duke lënë në territor rreth 66 milionë kilogramë mbetje njerëzore në ditë, duke rritur rrezikun e infeksioneve, sëmundjeve dhe epidemive për popullatën.

Rreth 47% e personave të anketuar në studimin e Unicef-it, kanë konfirmuar, që një gjë e tillë në mjedise të hapura, është “e kënaqshme dhe e përshtatshme”. Për disa, kjo praktikë konsiderohet një metodë jete virtuoze dhe të shëndetshme.

Diane Coffey, ekonomiste dhe përgjegjëse e studimit të Unicef-it, ka thënë: “Nëse këto janë të dhënat, qeveria indiane nuk mund të pranojë që ky fenomen publik do të mund të eliminohet në vitin 2019”, -siç ka pohuar së fundmi kryeministrja Narendra Modi. Kofi ka përfunduar: “Është një aksion urgjent social për një ndryshim të thellë mendësie”.

Please follow and like us: