Albspirit

Media/News/Publishing

A është ky bunker prova se qeveria e SHBA po përgatitet për apokalipsin?

Të fiksuarit pas teorive konspirative besojnë se një bunker sekret poshtë Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit në SHBA është prova se Qeveria amerikane po përgatitet për apokalipsin.

Ata thonë se ka plot prova që mbështesin këtë pretendim të pabesueshëm.

Një video shpjegon se poshtë aeroportit në Kolorado po ndodh diçka e dyshimtë.

Prej kohësh ka spekulime se poshtë këtij aeroporti ndodhet diçka.

Aeroporti u hap për herë të parë në vitin 1995.

Vizitorët thonë se kanë parë imazhe dhe simbole të çuditshme, që lidhen me masonët.

Në disa prej muraleve ka simbole që flasin për një qeveri të vetme në botë.

Poshtë pllakës së gurit në hyrje të aeroportit, ka një kapsulë kohore, e cila thuhet se do të hapet në vitin 2094.

Please follow and like us: