Aktorët e Shkodrës kthehen me 3 çmime ndërkombëtare, bashkia i ul pagat
Janë kthyer nga Mitrovica me 3 çmime të para në festivalin mbarëkombëtar të Komedisë, por trupa e estradës profesioniste të teatrit “Migjeni” nuk ka mundur ta gëzojë këtë sukses.
Sapo kanë mbërritur në qytetin e tyre, në vend të urimeve mësuan se bashkia Shkodër u kishte ulur pagat. Absurd ky vendim, pasi këshilli i ministrave pak javë më parë bëri publike rritjen e pagave për disa profesione, mes të cilave përfitues ishin edhe aktorët.
1% në bazë të viteve të punës dhe për disa aktorë me emër të trupës profesioniste të teatrit “Migjeni”, sot ata duhet të kishin marrë 75 mijë lekë të vjetra më shumë.
Por bashkia Shkodër me një vendim të kaluar në këshillin bashkiak lëvizi një tjetër gurë, duke ulur shpenzimet dhe ndërhyrja u bë tek paga bazë e këtyre aktorëve. Nga ky reduktim, sot aktorët sërish marrin po aq sa dje, me një rritje të papërfillshme prej 7 deri në 10 mijë lekë të vjetra.
Besnik Çinari, aktor: Kemi pasur rrogë të mirë 265 mijë lekë. Me i marrë rrogat me polici për të mos na i vjedhur kush! Kanë menduar këta bashkia e Shkodrës të na ulën rrogat një 4-5 vetave, ne që jemi pa shkollë. Me një fjalë ne që kemi talent, pra fjala talent këtu bie poshtë. Këtu janë të gjithë mentalitet komunist.
Bruno Shllaku, regjisor: Është një trupë që duhet të vlerësohet, si një trupë që kryen të gjitha obligimet shtetërore, shpirtërore edhe pagative ndaj bashkisë.
Drane Xhaj, aktore: Nëse qeveria thotë të rriten pagat, bashkia jonë na ka zbritur bazën, ka bërë rritjen e qeverisë edhe unë në vend të marr 75 mijë lekë më shumë, unë marr vetëm 7 mijë lekë të vjetra më shumë pagë.
Por cila ishte përgjigja që u dha n/kryetarja e bashkisë gjatë takimit në zyrë?
Besnik Çinari, aktor: Zoti ju ndihmoftë se ne kemi menduar se jemi duke punuar edhe për bordin e kullimit, na futi ne me bordin e kullimit. Kur më ka thënë bordin e kullimit ishte duke më dalë mendja. Si mund të barazosh artistin me bordin e kullimit. Ne na kanë cuar rrogën më të lejueshme, që nuk lejohet më pak.
Aktorët e Shkodrës thonë se pagat e tyre nuk kapin as pragun e 30 mije lekëve të reja, me argumentin se nuk kanë shkollën e lartë, Ndërkohë që çdo shfaqje, salla e teatrit tejmbushet dhe duartrokitjet pa fund nuk kursehen nga spektatori.