Binjaket identike që ndajnë gjithçka, madje edhe të dashurin
Binjaket identike që kanë ndarë gjithçka së bashku, madje edhe të dashurin, janë zotuar se do të ngelen shtatzënë në një ditë.
Anna dhe Lucy DeCinque, 30 vjeç nga Perth (Australi), kanë shpenzuar rreth 250 mijë dollarë për pamjen e tyre. Ato kanë kryer ndërhyrje në gji, qerpikë, vetulla etj, në mënyrë që të jenë identike me njëra-tjetrën.
Ato janë kaq të fiksuara pas njëra-tjetrës saqë gjithçka e bëjnë njësoj.
“Nëse ajo ecën disa metra, duhet ta bëj edhe unë, sepse duhet të djegim të njëjtat kalori, Dieta jonë është e njëjtë. Hamë të njëjtat ushqime. Gota me ujë është e matur për secilën”, ka thënë njëra prej binjakeve, Lucy.
Please follow and like us: