Clinton siguron emërimin e Partisë Demokratike
Hillary Clinton ka siguruar emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara. Clinton ka arritur numrin e kërkuar të delegatëve – 2,383 – pas fitores së madhe në zgjedhjet paraprake në Puerto Riko dhe mbështetjes së super-delegatëve. Rivali i saj, Bernie Sanders, ka thënë se gara nuk përfundon këtu dhe se ai do të vazhdojë luftën për emërim në Konventën e Partisë Demokratike në muajin korrik. Sipas analistëve, emërimi i zonjës Clinton është historik, pasi ajo është kandidatja e parë femër për Shtëpinë e Bardhë. Sidoqoftë, Partia Demokratike mban sot zgjedhjet paraprake në gjashtë shtetet e fundit, duke lënë vetëm Uashingtonin për javën e ardhshme. Në kampin republikan, miliarderi Donald Trump ka siguruar tashmë nominimin, pasi ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet paraprake.