Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti/ Gjergj Bojaxhi denoncon projektin e Stadiumit Kombëtar

Dokumenti/ Gjergj Bojaxhi denoncon projektin e Stadiumit Kombëtar

Ish-kandidati për Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Gjergj Bojaxhi ka denoncuar projektin e Stadiumit Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bojaxhi shprehet se në datë 29 Prill, supozohej që do bëhej informimi dhe konsultimi ne lidhje me projektin tek Stadiumi Kombëtar. Por sipas tij, në këtë ditë  Qeveria dhe KKT ka vendosur në mënyrë të rrufeshme lejen për kullën me stadium.

“Kryeministri dhe qeveria vazhdojnë të luajnë teater me qytetarët e këtij vendi. Me date 29 Prill, ku me gjasme do behej informimi dhe konsultimi ne lidhje me projektin tek Stadiumi Kombëtar, në fakt paska qënë dita që Qeveria dhe KKT ka vendosur në mënyrë të rrufeshme lejen për kullën me stadium.” shprehet Bojaxhi.

Në postimin e tij, Bojaxhi shkruan se ky projekt i përçan shqiptarët. “Kjo leje, për shkak të korrupsionit, përfundoi në një projekt që po i përcan Shqiptarët dhe nuk po i bashkon. Kjo leje shkon edhe më tej duke marrë territore nga Bashka e Tiranës, ku qytetarët apo Këshilli Bashkiak nuk kanë dhënë miratimin.” vijon ai më tej denoncimin.

Bojaxhi thekson se kjo qeveri po tregon se nuk i sherben më qytetarëve por klientëve që po e mbajnë në pushtet. “Kjo është një sfidë për të gjithë qytetarët për të ngritur zërin, pasi duke vazhduar me kulla betoni e qendra tregtare shkatërrohet në mënyrë të vazhdueshme standarti i jetesës. Kjo qeveri po tregon se nuk i sherben më qytetarëve por klientëve që po e mbajnë në pushtet.” përfundon postimin Bojaxhi, i cili ka shpërndarë dokumentin e më poshtëm.

Please follow and like us: