Albspirit

Media/News/Publishing

E zhveshur në katin e 11-të, kinezja: Nuk doja të vetëvritesha, por të kërceja

KinaE zhveshur, qëndronte në dritare mbi kondicioner në një mënyrë të rrezikshme. Kalimtarët mendonin se vajza donte të vetëvritej, por ajo donte vetëm të kërcente.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në jug të Kinës, ku një vajzë e cila kishte marrë lloje të ndryshme drogash, nisi të kërcejë tërësisht e zhveshur në katin e 11-të të një pallati, duke bërë që kalimtarët të alarmohen prej saj.

Agjentët e policisë të lajmëruar nga banorët e zonës, ndërhynë duke u munduar që ta bindnin të zbriste dhe të vishej.

U desh shumë kohë deri në bindjen e saj, pasi vajza u tha policëve: “Nuk doja të vetëvritesha. Doja vetëm të kërceja lirisht”.

 

Please follow and like us: