Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook qetëson: Nuk ju përgjojmë

Drejtues të rrjetit social “Facebook” edhe zyrtarisht kanë hedhur poshtë pohimet se përdoruesit e tij janë duke u përgjuar përmes rrugës ndërsa ata janë duke përdorur rrjetin.
“Facebook nuk shfrytëzon mikrofonin e telefonit tuaj për të reklamuar gjëra të caktuara dhe të ndryshojë ato që jeni duke shikuar në News Feed. Kohë më parë janë publikuar artikuj që sugjeronin se po i përgjojmë përdoruesit, në mënyrë që t’ua plasojmë reklamat e caktuara, por kjo nuk është e vërtetë. Ne paraqesim reklama në pajtim me interesat e njerëzve, por jo në bazë të asaj që përdoruesit flasin”, thuhet në reagim.
“Mikrofonit të telefonit i qasemi vetëm nëse përdoruesi ka dhënë pajtimin për këtë që të përdoren funksione specifike, të cilat kërkojnë audio incizim. Kjo nënkupton xhirimin e videove ose vendosjen e ndonjë xhirimi muzikor apo audio muzikor në kuadër të statusit”, thuhet më tej në reagim.  Përdorues të rrjetit “Facebook” kishin shfaqur shqetësime lidhur me përgjimet e mundshme nga ana e kompanisë, pasi kishin vërejtur se pak pas bisedës së tyre para telefonit me ndonjë mik, rrjeti shoqëror ua kishte paraqitur në faqe pikërisht gjërat e njëjta për të cilat kishin diskutuar.
Please follow and like us: