Fotografitë e javës
Një grafit komprometues i kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, vërshimet nga reshjet e shiut në Gjermani e Francë, përleshjet e ashpra me militantët e Shtetit Islamik për Falluxhan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që po lëmë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më karakteristike.

1. Një njeri duke kaluar pranë grafiteve paragjykuese ndaj kandidatit republikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin, në Vilnius.

2. Një pulëbardhë qëndron mbi statujën e Shën Pjetrit, derisa Papa Françesk i drejtohet masës me një fjalim, Vatikan, 3 qershor.

3. Niveli i ngritur i ujit pranë Kullës Eifel në Urën Alma, Paris, 3 qershor.

4. Reagimi i një djali, vëllai i të cilit u vra, në një vend të goditur nga sulmet ajrore në provincën Idlib, Siri.

5. Një helikopter në një operacion shpëtimi pas përmbytjeve në Simbach, Gjermani.

6. Punëtorët e naftës dhe zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët, në fushën e naftës Khabbaz rreth 20 kilometra në jugperëndim të Kirkukut, Irak.

7. Një burrë afgan duke bartur dru zjarri përgjatë një rruge në Kandahar.

8. Protestuesit maqedonas ndezin fishekzjarre dhe gjuajnë ngjyrë mbi fasadën e ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, gjatë një proteste kundër Qeverisë.

9. Një djalë pakistanez mbledh artikuj ushqimor nga deponitë e mbeturinave në një rrugë në Karaçi. Sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Pakistanit, më shumë se 60 për qind e popullsisë së Pakistanit jeton me më pak se një dollar në ditë.

10. Ahmed ulur pranë vajzës së tij, Reem, e cila mbeti me aftësi të kufizuara për shkak të plagëve të marra nga bombardimet e qeverisë, në shtëpinë e tyre në Daraa, Siri.

11. Çizme të përdorura dhe këpucë, janë shfaqur gjatë një proteste nga ana e fermerëve të qumështit gjermanë. Ata kërkojnë një strukturë të drejtë të çmimeve për produktet e qumështit, Porta e Brandenburgut, Berlin.

12. Një anëtar i forcave të sigurisë irakiane ndez artilerinë gjatë përleshjeve me militantët e Shtetit Islamik pranë Falluxhas.

13. Modelet e teatrit modës “Altyr”, të veshur me kostume kombëtare Khakas, ngjiten mbi një gardh, gjatë një fotosesioni, si pjesë e provave për festimet tradicionale Tun-Pairam (festë e qumështit të parë), fshati Kazanovka, Republika e Khakassias, Rusi.
Please follow and like us: