Albspirit

Media/News/Publishing

Gjiganti kinez Sunning, marrëveshje me Inter Milan

Shoqata kineze e Futbollit njoftoi se gjiganti kinez Sunning do të shpalli këtë javë marrëveshjen me klubin italian të futbollit Inter Milan. Suning thuhet se ka blerë mbi 68 për qind për klubit. Kompania me seli në Jiangsu ka në zotërim sitin e videove online, PPTV. Ajo ka zgjeruar gjithashtu praninë në sektorin sportiv duke investuar në Superligën kineze dhe forcuar lidhjet me klubet kampion të Spanjës dhe Anglisë, FC Barcelona dhe Liverpool FC. Ndërkohë, thuhet se disa kompani të tjera kineze do të bashkohen për të blerë 70 për qind të rivalit të Interit, AC Milan.

Please follow and like us: