Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë në dashuri me priftërinj i shkruajnë Papës: Na lini të martohemi

A priest stands in front of Saint Peter's Basilica at the VaticanNjëzet e gjashtë gra të cilat thonë se janë në dashuri me priftërinj katolikë i kanë shkruar Papës Françesk duke i kërkuar ta bëjë beqarinë e përjetshme opsionale për priftërinjtë.

Gratë, të cilat jetojnë në Itali, përshkruan “vuatjtjet shkatërrimtare” të shkaktuara nga ndalimi i seksit dhe martesës për priftërinjtë.

“Ne i duam këto burra dhe ata na duan ne,” shkruhet në letër.

“Me përulësi, ne vendosim në këmbt tuaja vuajtjet tona në mënyrë që diçka të ndryshojë, jo vetëm për ne por për të mirën e të gjithë Kishës,” shtuan ato në mesazhin që qe nënshkruar vetëm me emrat dhe gërmën e parë të mbiemrave.

Beqaria e priftërinjve në Kishën Katolike Romane, megjithëse nuk është një dogmë e pandrysheshme, është një traditë 1 mijë vjet e vjetër.

Gjatë dekadave të fundit Vatikani ka qenë nën presion për ta bërë beqarinë opsionale dhe për t’i lejuar priftërinjtë të martohen. Mbështetësit thonë se një masë e tillë do të lehtësojë mungesën akute të priftërinjve në shumë zona.

Please follow and like us: