Gruda: Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda në Rubikon të KTV-së, ka thënë se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr.
Në emisionin ku shpalosi librin e tij të fundit “Kufijtë në dëm të shqiptarëve”, Gruda tha se “ne duhet ta marrim guxim e tu themi Jo miqve amerikanë, sepse jemi sakrifikuar shumë deri tash”.
Ai tha se Komisioni për demarkacion duhet të shkarkohet dhe me palën tjetër duhet kërkuar rinegociata, duke vlerësuar se të gjitha vendimet e marra nga ky komision duhet të anulohen.
“Pronat private tregojnë vetëm pronarin juridik të tokës”, ka thënë Gruda, përderisa sqaroi se “ajo çfarë kërkohet është ndarja e sovraniteteve dhe nuk është e njëjtë me ndarjen kadastrale”.
Please follow and like us: