Albspirit

Media/News/Publishing

Helmimi tek Artigiano/ Ja kompania që e furnizonte me pula

Helmimi tek Artigiano/ Ja kompania që e furnizonte me pula

Citynews ka investiguar skandalin e ndodhur pak ditë më parë tek një nga restorantet kryesore në qendër të bllokut, ku fillimisht u raportua për 18 të helmuar por më pas burime zyrtare nga QSUT theksuan se numri i tyre shkoi në rreth 50 persona. Citynewsmundi të siguronte sot informacion nga AKU (Agjencia Kombëtare e Ushqimit) dhe ISHP (Insituti i Shëndetit Publik) në lidhje me atë çfarë kishte ndodhur dhe analizat që janë kryer për produktet ushqimore.

Mësohet se prokuroria e Tiranës ka filluar një hetim mbi ngjarjen  dhe ka mundur të mbledhë të gjithë dokumentacion në lidhje me furnizimet e kryera nga Artigiano për të gjitha produktet ushqimore.

Rezulton se kompania e cila ka furnizuar me pula restorianin në qendër të Bllokur është kompania “Tik Tik”. Pulat “Tik-Tik” janë pjesë të faturave dhe listës që tashmë ka në dorë Prokuroria e qytetit në hetimin e saj.

Gjithashtu mësohet se Instituti i Shëndetit  Publik po vijon të gjitha procedurat e tyre teknike dhe ligjore për t’i tik tikbashkëngjitur më pas të dhënat prokurorisë në lidhje me mundësinë që helmimi të ketë ardhur nga pulat Tik Tik. Citynews kontaktoi me pronarin e firmës Agrotek, Mirush Bejko, i cili tha se “është i vërtetë fakti që ne jemi furnitorët e Artigianos me pula”. Por sipas tij salmonela, infeksioni të cilin kanë marrë personat që janë helmuar ka disa shkaqe të tjera të cilat kanë sjellë helmimin. Ndërkohë citynews në investigimin e tij mësoi se kompania Tik Tik përveç shitjeve në treg dhe eksporteve të pulave që prodhohen nga kompania e saj siguron furnizim edhe në mënyra të tjera për të plotësuar nevojat e kompanisë.

Në disa raste deklarohet nga burime se mund të ketë blerë sasi të caktuara pulash nga kapanone të pakontrolluara apo çertifikuara, ose jo brenda standarteve të kërkuara nga Ministria e Bujqësisë. Ndërkohë presidenti i kompanisë i tha citynews, se janë bërë 2 kontrolle muajt e fundit për salmonelën, me çertifikatat përkatëse dhe këto kontrolle janë bërë për shkak të eksporteve që ka bërë kompania. Ai pretendon se shkaktari i helmimin mund të mos jenë pulat, por papastërtitë e ndryshme që kanë ardhur nga njerëzit, si për shembull moslarja e duarve, apo moslarja e sallatës e të tjera si këto.

Citynews duke kontakuar me mjekë dhe veterinerë konfirmon se infeksioni i salmonelës që mund të helmojë trupin e njeriut, vjen nga pulat.

Analiza e parë

ANALIZA E PARE-page-001ANALIZA E PARE-page-002

Analiza e dytë

ANALIZA E DYTE-page-001ANALIZA E DYTE-page-002

Please follow and like us: