Hitleri kishte një vëlla me aftësi të kufizuara
Adolf Hitleri kishte një vëlla më të vogël, me aftësi të kufizuara, i cili kur vdiq, ai ishte tre vjeç, pretendon një historian gjerman. Ka kohë që thuhet se Hitleri ishte i katërti nga gjashtë vëllezërit e motrat, por dokumentet e reja provojnë se në fakt ai ishte i treti. Otto Hitler ka lindur tre vjet pas Adolfit, por vdiq nga hidrocefalus, një ënjtje e trurit, pas vetëm një jave. Prindërit e liderit nazist Klara dhe Alois kishin gjashtë fëmijë, Gustav, Ida, Adolf, Otto, Edmund dhe Paula, por vetëm dy mbijetuan deri në moshën e rritur. Gustav dhe Ida vdiqën nga difteria, dhe Edmund vdiq nga fruthi në moshën gjashtë vjeçe. Deri më tani, mendohej se Otto kishte lindur dhe vdekur në vitin 1887, dy vjet para lindjes së Adolfit.
Adolf Hitler, fotografi nga fëmijëria e tij
Kjo ishte bazuar në deklaratën e motrës së vogël të Hitlerit, Paula, pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Megjithatë, të dhëna të reja të zbuluara nga Braunau am Inn, një vend në veri të Austrisë, ku edhe kishte lindur Hitleri, tregojnë se në fakt ai ishte fëmija i tretë. Otto në fakt kishte lindur tri vite më vonë, më 17 qershor të vitit 1892 dhe vdiq gjashtë ditë më vonë nga hydrocephalus, sipas historianit gjerman, Florian Kotanko. Në Mesin e shumë pyetjeve, sipas historianit gjerman është edhe ajo nëse Hitleri ishte në dijeni të gjendjes së vëllait të tij dhe nëse kjo ka mundur kjo të ndikonte në gjendjen e tij.