Ikën kreu i Interforcës, Italia tërheq shefin e misionit pas skandalit
Menjëherë pas dy vendimit të Gjykatës së Tiranës, edhe Italia ka bërë lëvizjet e saj mesa duket në funksion të hetimeve të nisura nga Prokuroria për pajisjen IMSI Catcher.
Shefi i Misionit Interforce në Tiranë, Michele Grillo është tërhequr nga detyra në Shqipëri, ndërkohë që nuk konfirmohet nëse ai është i shkarkuar nga ky post dhe kush do ta zëvendësojë atë.
Grillo u përmend nga mediat italiane pas publikimit të dyshimeve për aktivitetin e IMSI Catcher në Shqipëri si një ndër njerëzit që kishte ndërhyrë për ta sjellë këtë pajisje në Shqipëri.
Gjatë javës së kaluar ambasadori italian ishte në një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili e informoi atë se Prokuroria nuk po zhvillon hetime ndaj zyrtarëve apo punonjësve të Interforcës.