Incidentet e Luftës së Ftohtë/ Incidenti në Detin e Zi në vitin 1989
Në vitin 1988, kryqëzori amerikan ”USS Yorktown” dhe desterojeri “USS Caron”, lundruan në ujërat ruse në Krime. Ato u pikasën shpejt nga dy fregata të vogla ruse Bezzavetnny dhe SKR-6, të cilat i urdhëruan të largoheshin menjëherë nga ujërat sovjetike. Anijet amerikane e refuzuan këtë urdhër, duke pretenduar se ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, dhe kësisoj vazhduan të përparonin në drejtim të Krimesë. Bashkimi Sovjetik pretendonte pronësinë e ujërave 19 kilometra nga brigjet e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara njihnin vetëm 5 kilometra. Anijet sovjetike nuk dëshironin t’i qëllonin me raketa anijet amerikane, kështu që bënë gjënë më të mirë në një situatë tëtillë:ata u përplasën mbi to. Bezzavetnny u përplas mbi “USS Yorktown” (fotoja lart), duke e goditur atë në anën e saj të portit dhe e dëmtuar rëndë. Edhe “SKR-6” e goditi “USS Caron” në anën e portit, duke e dëmtuar rëndë. Dy helikopterë MI-26 u përfshinë në operacion, duke fluturuar mbi anijet amerikane, dhe parandaluar kësisoj dy helikopterët amerikanë që të merrnin në kontroll situatën. Të katër anijet u dëmtuan në këtë incident, ndonëse nuk pati viktima./Bota.al