Albspirit

Media/News/Publishing

 “Jeni shumë e shëndoshë për të udhëtuar”: Modelja XXL humb gjysmën e peshës

“Zonjë, në një sendilje të vetme nuk mund të ulesh. Duhet të blini një biletë tjetër”. Kjo i është thënë Rosie Mercado e cila në gusht 2011 nga një kompani ajrore, e cila është detyruar që të zbresë nga avioni.  Rosie Mercado 2Modelja XXL, u ndje shumë e fyer dhe vendosi që të rregullonte problemin me veten e saj. Në 4 vjet humbi më shumë se gjysmën e peshës trupore. E kurorëzuar së bashku me 186 kg “Face of Full Figured” në  Fashion Ëeek njujorkeze në vitin 2010, ajo vendosi që të ndryshojë totalisht pamjen e jashtme.Rosie Mercado 5Me një dietë të rreptë dhe me ushtrime fizike, Rosie Mercado arriti që peshojë 91 kg, më shumë se gjysma e peshës së saj të vjetër. Objektivi i saj është që të peshojë 80 kg. “Tani e  vlerësoj çdo moment të jetës sime.Rosie Mercado 4Kur isha më e shëndoshë-rrëfen modelja në një intervistë- thjeshtë nuk arrija që të ndiqja stilin e jetës që doja. Tani jam e lumtur”. Rosie Mercado tha se ka jetuar në stres për një kohë të gjatë për shkak të tre shtatzënive dhe divorcit në vitin 2008.Rosie Mercado 3Më shumë ishin fëmijët ata që e ndihmuan në ndryshimin rrënjësor: “Besuan tek unë dhe më mbështetën në çdo hap”.Rosie MercadoModelja ka pranuar që nuk ishte e lehtë. “Pata uljet dhe ngritjet e mia, por kur krahasoj cilësinë e jetës sime tani me atë që ishte më parë, e di se ishte e vlefshme. Dua tu them njerëzve si puna ime se kur vendosni që të ndiqni idetë tuaja, ëndrrat bëhen realitet”.

Please follow and like us: