Albspirit

Media/News/Publishing

Ju Peng ofron seks kush i paguan udhëtimin

cinaGjithçka filloi me një njoftim në një rrjet social. “Seks me meshkuj në çdo qytet që do të vizitoj”. Në Weibo (një version kinez i ‘Twitter’-it), 19-vjeçarja Ju Peng, ka lëshuar “sfidën e saj” për meshkujt në të gjithë botën.

Me një kusht ama: të interesuarit, në këmbim të një nate me “drita të kuqe”, duhet t’i paguajnë shpenzimet e udhëtimit. Për “të kandiduar” ama, duhet të jenë “të bukur, të jenë më pak se 30 vjeç dhe të jenë të gjatë mbi 1 metër e 75”.

Nga Shangai me zjarr. Në njoftimin e saj, Ju Peng, ka deklaruar se është në kërkim të “të dashurve të përkohshëm”, gjë që ka shkaktuar jo pak polemika në ueb, me shumë përdorues që e kanë cilësuar deri dhe “një prostitutë”.

Por për studenten 19-vjeçare, nuk ka asgjë të keqe nëse do t’i ofrohej një mbrëmje seksi për ata që do t’i financonin udhëtimin në qytetin ku ajo dëshiron të shkojë. Në një replikë, përkundrazi, Ju Peng e ka cilësuar propozimin si një “autostop alternativ”.

“Në këmbim të bujarisë së tyre, – ka pohuar adoleshentja, – ata do të kalojnë një mbrëmje të tërë së bashku me mua, vëmendjen time të plotë dhe mundësinë për të pasur në shoqëri një vajzë shumë të bukur”.

Please follow and like us: