Albspirit

Media/News/Publishing

Judith Glory Hill

Ajo është një kantautore amrikane e cila ka lindur më 6 maj të vitit 1984 në kaliforni. Zëri i saj dallohet për kualitetin e lartë që ka dhe mënyrën e saj të kënduarit me shpirt. Ajo ka qënë e ftuar për të kënduar si zë shoqërues për emrat më të mëdhenj të muzikës botërore si Michael Jackson, Stevie Wonder dhe Josh Groban. Në vitin 2009, Hill u përzgjodh si partnerja e Jacksonit në duet për këngën “I Just Can’t Stop Loving You” gjatë turit të koncerteve të tij This Is It . Pas vdekjes së tij në 2009-ën, ajo së bashku me antarët e tjerë të turit të This Is It përformuan në funeralin e tij duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave botërore, e sidomos kur ajo performoi këngën “Heal the World”. Fama e saj u zgjerua edhe më shumë kur ajo ishte pjesë e dokumentarit 20 Feet from Stardom, një film-dokumentarë që tregon histotinë e pathënë të një këngëtareje që ishte zë i dytë pas legjendave të muzikës së shekullit 21. Ajo u nderua me çmimin Grammy për muzikën më të mirë në film dhe performancën e saj aty.

Disa nga baladat e saja origjinale si “Desperation” u përfshinë në filmin e vitit 2012 ” Red Hook Summer”.

Në mars të 2013-ës, Hill u bë pjesë e konkursit The Voice. Eliminimi i saj në tetë kandidatët e fundit u konsiderua vendimi më shokues gjatë spektaklit. Ajo bëri hapjen e turit të Josh Groban të titulluar All That Echoes World Tour në Amerikën e Veriut në 2013-ën. Ajo gjithashtu këndoi dy duete “The Prayer” dhe “Remember When It Rained”. Ajo gjithashtu ka qënë pjesë e turit të John Legend në Mbretërinë e Bashkuar në turin e tij më famoz #AllOfMe në vitin 2014.

Albumi i saj “Back in Time” i regjistruar me Paisley Park, në bashkëpunim me Prince si bashkëprodhues, ishte zyrtarisht falas për tu shkarkuar në llogarin e Judith Hill në WeTransfer nga 23deri më 25 mars, i shoqëruar me një shënim nga vetë Prince.

Mamaja e saj, një pianiste nga Tokjo, e cila njohu babain e saj në një bandë muzikore funk, në vitin 1970. Ajo është me origjinë Japoneze dhe afrikane. Gjithashtu ajo mund të flasë anglisht, gjuhën japoneze si dhe frëngjisht dhe spanjisht.

Pasi u diplomua për muzikë në universitein Biola , Hill shkoi në Francë në 2007-ën për të performuar me këngëtarin e madh francez Michel Polnareff. Ajo nisi karierën e saj si kant-autore kur u kthye sërish në ShBA.

Sipas të madhit Tom Meek të prestigjozes LA Weekly, zëri i saj është i dallueshëm, plot shpirt dhe ka një kualitet të veçantë që e bën atë unik. Ajo ka eksperimentuar në shumë rryma si nga R&B në funk në hip-hop në jazz etj dhe nuk ka hasur vështirësi për tu adabtuar.

Hill ka kënduar si zë shoqërues apo në kor për emrat më të mëdhenj të skenës botërore si Gregg Allman (Low Country Blues); Anastacia (Freak of Nature); Patrizio Buanne (Patrizio); Andraé Crouch (The Journey); Harold Faltermeyer (Copout); Josh Groban (All That Echoes); Taylor Hicks (Taylor Hicks); Carole King (A Holiday Carole); Evelyn “Champagne” King (Open Book); Mike Oldfield (Man on the Rocks); Barry Manilow (15 Minutes); Dave Stewart (The Ringmaster General and The Blackbird Diaries); Rod Stewart (Soulbook); Robbie Williams (Intensive Care);

Gjithashtu zëri i saj është marrë për albumet e këngëtarëve të ndryshëm si në: Inspiration: A Tribute to Nat King Cole të George Benson, I’ll Take Romance të Steve Tyrell, The Last Ai të Ai dhe That’s.(Raela Hafizi)

Please follow and like us: