Ka këmbët më të gjata në SHBA, por nuk e marrin për modele
Mban rekordin e “Këmbëve më të gjata në SHBA”, por stilistët e pasarelave të modës nuk e duan në skenë. Chase Kennedy është 22 vjeçe, jeton në Kaliforni (San Luis Obispo) dhe ka ndërtuar një karrierë si modele, por pa mundur të spikasë në këtë fushë.
Shumë agjenci të modës e kanë “ngelur në klasë”, sepse është shumë, por shumë, shumë e gjatë. Këmbët e saj janë 129 centimetra, ndërsa ajo është e gjatë “vetëm” 196 cm.
Në shkollë, Chase etiketohej nga të njohurit dhe miqtë si “këmbëgjata” dhe “xhirafa”. Masat e saj e kanë penguar për disa gjëra, por nga ana tjetër edhe e kanë ndihmuar të jetë protagoniste në aktivitetet sportive.
Modelja ka thyer rekordi që mbahej nga Holly Burtche, këmbët e së cilës ishin 125 cm.
Please follow and like us: