Koreja e Veriut, fotoja që vuri në siklet regjimin?
Pas mungesës disajavore në publik, që u shoqërua me teori nga më të ndryshmet, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un është rikthyer në takimet publike me popullin. Ditët e fundit ai ka vizituar një jetimore (ende bosh) në Pyongyang.
Fotot që bëhen publike nga takimet e liderit koreano-verior shpërndahen vetëm nga agjencia zyrtare për shtyp e regjimit. Asgjë nuk del nga Koreja e Veriut nëse nuk do diktatori. Por njëra nga fotot e shkrepura gjatë vizitës së Jim Jong-un në jetimore ka nisur të diskutohet në mediat ndërkombëtare, pasi në është vënë re diçka e pazakontë.
Në këtë foto lideri koreano-verior mban në dorë një cigare ( e papërshtatshme për një vend kushtuar fëmijëve) dhe në sfond, prapa kurrizit të tij duken dy kukulla pellushi një pozicion komprometues. Një foto e sikletshme për regjimin? Sipas gazetës‘Telegraph’, poza e dy pellushëve nuk është e rastësishme. Qeni në fakt është simbol i Koresë së Veriut, dhe macja, një simbol mjaft i përhapur dhe i dashur në Japoni. Pra, bëhet fjalë për një simbol politik, një formë për të shprehur supremacinë.