Krijimi i CIA-s në shtator 1947
Për të parandaluar një tjetër Pearl Harbour.
Në 7 dhjetor 1941, në orën 7.55 të mëngjesit, forca ajrore e Japonisë sulmoi Flotën e Paqësorit të SHBA në Pearl Harbour, duke vrarë më shumë se 2400 vetë. E zuri Amerikën në befasi dhe e shtyu presidentin Roosevelt që të krijonte një agjenci zbulimi për kohë lufte, Zyrën e Shërbimeve Strategjike.
Për të mbajtur të informuar Presidentin.
Pasardhësi i Rooseveltit, Harry Truman donte që SHBA e pasluftës të përfitonte nga një sistem zbulimi i koordinuar në linjë me fuqitë e tjera të mëdha, si Britania e Madhe dhe Rusia. Dëshira e tij vuri në lëvizje krijimin e CIA-s për t’i dhënë presidentit buletine të përditshëm.
Për të spiunuar shtetet e tjerë.
Ligji për Sigurinë Kombëtare i vitit 1947 solli lindjen e CIA-s në 18 shtator të atij viti. Përvec se të mblidhte informacione zbulimi, ai thoshte se CIA do të kryente “funksione të tjera dhe detyra që lidhen me informacione që prekin sigurinë kombëtare”, duke hapur derën për interpretime – si dhe një numër të madh operacionesh të fshehtë.