Kryeministri i Indisë takon sot Obamën
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka arritur në Shtetet e Bashkuara për vizitë zyrtare.
Ai do të pritet sot nga presidenti Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Dy liderët pritet të diskutojnë një marrëveshje për mbrojtje, si dhe përparimin e investimeve të SHBA-së në sektorin e energjisë bërthamore të Indisë.
Modi do t’i drejtohet Kongresit amerikan më 8 qershor.
Kjo është vizita e katërt e tij në SHBA prejse është zgjedhur kryeministër në vitin 2014.
Pas SHBA-së, Modi do të udhëtojë për në Meksikë.
Please follow and like us: