Albspirit

Media/News/Publishing

Mbi 55,000 kërkesa për azil në Gjermani në muajin maj


Migrantë në Gjermani

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur se 55,259 kërkesa për azil – shumica nga sirianët, afganët dhe irakianët – janë dorëzuar në muajin maj.

Shifra paraqet rritje për 113 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ministria e Brendshme ka thënë se shifra e lartë është pjesërisht për shkak të intervalit të gjatë kohor midis ardhjes së migrantëve në Gjermani dhe aplikimit zyrtar për azil.

Vitin e kaluar, autoritetet gjermane kanë regjistruar gati 1.1 milion azilkërkues, të cilët kanë ikur nga lufta ose persekutimi.

Numri i migrantëve të rinj ka rënë në muajt e fundit për shkak të mbylljes së kufijve në juglindje të Evropës dhe në Turqi.

Please follow and like us: