Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëreshat shkëlqejnë në CFDA Fashion Awards

Mbretëreshat shkëlqejnë në CFDA Fashion Awards (Foto)

Është nata më madhështore e modës, ku yjet përpiqen që të duken sa më elegante që të jetë e mundur. Organizimi vjetor CFDA Fashion Awards, i mbajtur të hënën mblodhi emrat më të mëdhenj të modës, që bënë paraqitjen e tyre më të mirë në qilimin e kuq, transmeton Bota Sot. Modelet kryesore që shkëlqyen ishin Rossie Rosie Huntington-Whiteley, Irina Shayk, Naomi Campbell dhe Shanina Shaik, të cilat arritën në Hammerstein Ballroom në New York, me dukje perfektë. Bukuroshja britanike, 29 vjeçarja Rossie shkaktoi një trazim të vërtetë me pamjen e saj, e veshur me një fustan të bardhë, që zbulonte shpinën dhe gjoksin. Ndërsa Irina u paraqit mjaft seksi e veshur në të kuqe. E Naomi kishte përzgjedhur një fustan të zi, që të tregonte format trupore. Në mesin e tyre ishte edhe Shanina Shaik, e cila theksoi linjat me një fustan të gjatë./BS/

Please follow and like us: